Një 35-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga pas një aksidenti automobilistik që i mori jetën një personi.
E.B., nga Durrësi u arrestua pasi ditën e djeshme ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vendin e quajtur Piqerras ndërsa për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që udhëtonte me të. Viktima është 36-vjeçari A.A., banues ne Durrës.
Po ashtu, njoftohet se policia ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin S.N., banues në Finiq, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Karahaxh-Finiq,duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. s.b/ abcnews.al/