Ylli Gurra: Striptizmi është mëkat. Albatros Rexhaj: Trupi i femrës trajtohet si objekt

schedule09:20 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 9 Shtator, 2020

Mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Abc-ja e mëngjesit u diskutua mbi temën e striptizmit, që ende konsiderohet një tabu në shoqërinë tonë. Për të folur mbi këtë çështje ishin të ftuar psikologia Ina Kollçaku, hoxha Ylli Gurra dhe në një live me Skype shkrimtari Albatros Rexhaj.

Shkrimtari Rexhaj shprehet se askush nuk duhet të gjykohet për zgjedhjen që ka bërë, por sipas tij, ajo që përbën problem është trajtimi i trupit të femrës si objekt. Ai e kundërshton identifikimin e vajzave që kanë zgjedhur këtë profesion si balerina, pasi sipas tij nuk mund të quhet art.

“Askush nuk nuk duhet gjykuar për asgjë. Kjo është një dimension që nuk duhet të ketë asnjë lloj kompromisi, kjo mania për të gjykuar të tjerët është një dëshirë e madhe për të fshehur mëkatet e veta ose për të bërë rolin e shenjtorit. E dyta, nuk pajtohem me faktin se këto janë balerina, sepse balerina nënkupton art, mund të ketë një term tjetër.”, tha Rexhaj.

Gurra u shpreh se ky realitet është një produkt i të gjithëve. Ai shprehet se në këndvështrimin fetar zgjedhja e këtij profesioni është një mëkat, ndërsa e cilëson këtë një biznes, me trupin dhe turpin në disa raste.

“Së pari duhet ta shohin me syrin e paragjykimit, e dyta për të thënë një të vërtetë që u tejkalon dhe klerikët. Nëse ky është një realitet, ku është një produkt i të gjithëve ne, pa drejtuar gishtin vetëm tek vajzat. Askush nuk mund të pretendojë që është pa mëkate dhe gjynahe, ata të cilët pretendojnë thjesht fshihen pas petkut fetar, dhe ndoshta mund të keqpërdoret feja sikurse ka ndodhur me çështje madhore.”, tha Gurra.

Ndërkohë, Kollçaku thotë se është dakord për këtë profesion nëse për femrën kjo është një zgjedhje personale. “Paragjykimi nuk ka bazë fetare, ka kombësi, nuk jemi vetëm ne që paragjykojmë një profesion, ku çdo grua apo vajzë që i dashuri apo burri duke parë një vajzë me të brendshme duke bërë striptizëm. Nëse vajzat rrëfenin që janë detyruar ta bëjnë atë punë atëherë këtu kisha një problem. Për sa kohë është një zgjedhje personale, për mua nuk ka asnjë problem nëse zgjedh që kontributin e jetës së vet ta japë në atë lloj forme.“, tha Ina. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!