Përpara zgjedhjeve në SHBA, “Facebook” do të paguajë përdoruesit të shkëputen prej tij

schedule08:50 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:50 - 9 Shtator, 2020

“Facebook” do të paguajë përdoruesit të çaktivizojnë llogaritë e tyre, disa javë përpara zgjedhjeve në SHBA. Kjo për mënyrën se si media sociale ndikon në demokraci.

“Facebook” po u ofron përdoruesve para që të përmbahen nga përdorimi i rrjetit më të madh social dhe Instagram disa javë para zgjedhjeve të diskutuara në nëntor në SHBA. Për të vlerësuar ndikimin e mediave sociale në votim, kompania do të paguajë anëtarët e zgjedhur deri në 120 dollarë për të çaktivizuar llogaritë e tyre duke lluar që nga fund i shtatorit, shkruan New York Post.

Zyrtarët e kompanisë “Facebook” thanë se do të kryhet një studim nga shkencëtarë të pavarur të të dhënave, teksa CEO i “Facebook” Mark Zuckerberg njoftoi të enjten e kaluar se po ndalonte reklamat politike disa javë para zgjedhjeve për të ndaluar dezinformimin në këtë rrjet social. l.k/abcnews.al