Tiranë/ Shpërthim eksplozivi në shtëpi, plagosen burrë e grua në Tiranë schedule08:26 - 15 Maj, 2018 schedule 08:26 - 15 Maj, 2018 link Burrë e grua janë plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë pas një shpërthimi eksplozivi. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, ku dy bashkëshortët Lulëzim e Lirie Selfo kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë. Kur kanë hapur derën e shtëpisë ndodhi një shpërthim, ku si pasojë, sipas policisë, mbetën të dëmtuar lehtë dy bashkëshortët. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Çifti Selfo u dërgua menjëherë në spital dhe sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi gjithashtu ka pasur dëmtime në derën e jashtme të shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetFoto galeri eksplozivshpërthimshtëpi Të ngjashme Tragjedi gjatë festës në Meksikë, të paktën 10 persona humbin jetën pas shpërthimit (VIDEO) Ukraina godet rrjetin logjistik të kompanisë së dytë më të madhe online në Rusi Arrestohet në Kroaci një i dyshuar për shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream link