Analisti Dritan Nesho, në një intervistë për Abc News me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit Donald Trump.
Nesho, e cilësoi më shumë si një firmosje, atë që palët e cilësuan si marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Analisti thekson se në Washington ajo është pritur më shumë si një fitore politike e Donald Trump, i cili garon për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit. Sipas tij, ende nuk dihet se çfarë fitoi Kosova në këtë mes.
“Mund të konstatoj si është pritur në Washington kjo marrëveshje. Së pari shikohet si një fitore politike për Donald Trump dhe një angazhim që ka shumë pyetje sidomos për palën kosovare. Nëse kjo është një marrëveshje për normalizimin ekonomik, cili është suporti i SHBA për Kosovës që të shtyhet kjo marrëveshje përpara. Kjo është një çështje që nuk është specifikuar.
Ka një pikëpyetje cila është fitorja konkrete e palës kosovare në këtë marrëveshje. Shumë komentues dhe gazetarë e kanë parë këtë marrëveshje si show të Donald Trump që është më shumë për bazën e tij elektorale.
Izraeli, është një njohje më shumë për Kosovën. Në këtë marrëveshje njohja e Serbisë u hoq. Pyetja lind, a ia vlente kjo marrëveshje?
Nuk priteshe që Serbia të njihte Kosovën në këtë takim. Të vetmen shtet që nuk njohin Kosovën janë ato që kanë probleme të brendshme. Prandaj përgjigja e Biden, shtese nuk e di ca është në këtë marrëveshje, por Kosova është një shtet i pavarur. Ky dokument që u firmos. Ishte shumë bosh, shumë fiktive. Dhe me një risk shumë të madh, vetë pala kosovare për ti dhënë një fitore Donald Trump, çfarë ndodh pas dy muajsh nëse fiton Biden?”, u shpreh ai.
Më tej, Nesho e cilëson marrëveshjen si boshe, ndërsa shton se edhe njohja e Izraelit është fitore për Donald Trump.
“Kjo marrëveshje është bosh dhe është një marrëveshje që mbase nuk do të jetë konstante. Dokumenti dyfaqësh ishte shumë i cekët. Njohja e Izraelit ishte fitore e Trump”, deklaroi ai.
I pyetur se cili do të jetë ndikimi amerikan pas zgjedhjeve të nëntorit, analisti u shpreh se nëse rizgjidhet Trump do të ketë një iniciativë të mëtejshme. Sipas tij nëse vijnë demokratët në pushtet do të ketë një vazhdimësi të linjës në Ballkan që ka qenë deri në 2016.
“Mund të them që nëse demokratë vijnë në pushtet do të ketë një vazhdimësi të linjës në Ballkan që ka qenë deri në 2016, që i shtyjnë vendet e rajonit të përmirësojnë demokracitë. Për çështjet e Trump nuk dihet çfarë drejtimi do shkojë. Këtu ka shumë pikëpyetje, padiskutim nëse Trump rizgjidhet mund të ketë një iniciativë të mëtejshme. Tani për tani nuk dihet dhe Grenell është më shumë një militant politik. Këtu janë shumë pyetje për të cilët janë vetë liderët e Kosovës dhe Serbisë, ata i janë vetë ofruar Amerikës që kërkojnë ndihmë. Kjo është një iniciativë e brendshme dhe bëhet pjesë e politikës në Amerikë, pa kuptuar se këtu luhet me gurë shumë më të vlefshëm”, deklaroi analisti. g.v/abcnews.al