Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në ABC-ja e mëngjesit foli për datën e zgjedhjeve dhe zhvillimet në PS.
Ai u shpreh se nuk ka kritika për datën e vendosur në 25 prill për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa shtoi se mjafton të jetë brenda Kushtetutës dhe ligjeve.
“Qytetarët e kanë më të thjeshtë të marrin pjesë”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës Bushati tha se beson se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë probleme dhe Partia Socialiste do të jetë fituese e zgjedhjeve.
Më tej Bushati u shpreh: Përafrimi i datës është ide e mirë. Ka shumë më tepër acarim në temperatura të larta, dhe kjo data është pozitive.
Lexo edhe: Debat mes Kel Demit dhe deputetit të PS, gazetari: Jeni parti komuniste, e ka pranuar kryetari juaj!
Shqiptarët flasin shumë për politikë gjatë katër viteve dhe të vetmen ditë do të ishte mirë të flasin me votë. Shqiptarët marrin pjesë pasivisht në zgjedhje në nivele 75%.
Ata që janë emigrantë mund të jenë më pranë progresit, në shumicën e rasteve emigrantët kanë qenë pro PS-së”, tha ia.
Pse ju duhet të shpenzoni një energji negative kur jeni të bindur se do ta fitoni mandatin e tretë. Kryetari juaj duket sikur është i tmerruar nga bashkimi i një koalicioni i forcave opozitare?
Bushati: PS ka qenë historikisht forca parë politike. Ka qenë dhe do të jetë. Ai që ka partinë më të madhe merr numrin më të madh të votave. Në çdo rast Edi Rama do të jetë pretendenti i parë për të formuar koalicion. Në 2017 morëm 74 deputetë dhe target-i jonë është për më shumë. Në nuk orientohemi se sa dobët është kundërshtari, do të bëjmë maksimumin për të fituar.
Sot kërkojmë të ruajmë kuotat parametrat nëpërmjet grupeve të ndryshme shoqërore, në Parlament të paraqiten njerëzit më të mirë dhe për këtë vendosëm për listat e hapura. Rëndësi ka që të garojmë më të njëjtat rregulla, sisteme perfektë nuk ka.
/abcnews.al/