Covid-19 prek mësuesen dhe punonjësen e bashkisë në Elbasan, pozitiv shoferi i pushuesve

schedule16:29 - 7 Shtator, 2020

schedule 16:29 - 7 Shtator, 2020

Covid-19 vijon të prekë institucionet. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 9 raste të reja në qytetin e Elbasanit

Abcnews.al se dy prej tyre janë një mësuese në gjimnazin “Mahir Domi”, si dhe punonjëse e urbanistikës në bashkinë e qytetit.

Ndërsa i infektuar ka rezultuar edhe një shofer që bënte transportin e udhëtarëve nga Elbasani në drejtim të plazhit të Spillesë.

Bashkë me 9 rastet e sotme shkon në 175 numri i rasteve aktivë me Covid-19 në Elbasan./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!