Bojkoti i Lionel Messit ka mbaruar. Ylli argjentinas është rikthyer sot në stërvitje. Ashtu siç pritej gjatë gjithë fundjavës, “pleshti” do të paraqitej në kompleksin stërvitor të Barcelonës ditën e hënë.
Dhe kështu ka ndodhur, pasi 33-vjeçari është rikthyer sot në stërvitjen e katalanasve. Gjatë gjithë muajit të fundit, çdo lajm merkatoje ka qarkulluar rreth Lionel Messit.
Kjo pasi ylli argjentinas dërgoi një “burofax” largimi në zyrat e Barcelonës, duke shprehur dëshirën e tij për t’u larguar përfundimisht nga klubi ku ka qëndruar prej 20 vitesh. Por presidenti Bartomeu nuk e lejoi largimin e tij dhe Messi është “detyruar” të rikthehet në stërvitje…/abcnews.al
?? ÚLTIMA HORA | LEO MESSI llega a la CIUDAD DEPORTIVA para volver a ENTRENARSE con el BARÇA. | vía Josep Soldado pic.twitter.com/iC43fvjPbA
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 7, 2020

