95 vite për t’u thyer/ Ansu Fati, talenti i rekordeve të veçanta në Spanjë

schedule10:38 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 7 Shtator, 2020

95 vite pritje dhe Spanja ka një rekord të ri, të mbajtur nga Ansu Fati. Sulmuesi i Barcelonës, me golin e shënuar kundër Ukrainës, u bë shënuesi më i ri që shënon për kombëtaren spanjolle.  I ndjeri Juan Errazquin mbante rekordin që kur i kishte shënuar Zvicrës në vitin 1925, kur ishte 18 vjeç dhe 344 ditë.

17 vite e 311 ditë nga dita e lindjes shënoi Ansu Fati dhe 6 shtatori do të mbahet mend gjatë prej tij. Rekordet e sulmuesit janë disa. Sulmuesi i ri është lojtari më i ri që ka shënuar në Champions League, si dhe shënuesi më i ri me fanellën e Barcelonës në La Liga.

Të gjitha këto tregojnë cilësitë e Ansu Fati, i cili tani ka zënë edhe një vend te Spanja dhe pritet të kthehet në lojtar të rëndësishëm edhe te katalanasit.  Kundër Ukrainës ai fitoi penalltinë dhe u bë lojtari më i ri që luan si titullar në Nations League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!