Çfarë u thuhet fëmijëve në Korenë e Veriut për Kim Jong-un

schedule10:04 - 7 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 7 Shtator, 2020

Yeonmi Park është një vajzë e rritur u rrit në Korenë e Veriut ku koncepti i “dashurisë” dhe “shoqërisë” nuk ekziston, për shkak të sistemit ultra strikt të edukimit. Ndjenjat e admirimit ekzistojnë vetëm për liderin suprem.

Prindërit e Park nuk i thanë asaj asnjëherë se e duan, situatë e ngjashme për shumicën në vendin e saj.

Ndërsa është në mesin e qindra personave që kanë ikur në Shtetet e Bashkuara. Ajo dhe nëna e saj ikën më 2007, kur ajo ishte 13 vjeçe duke e kaluar lumin e ngrirë Yalu në Kinë, shkruan Daily Mail.

Atje nëna e saj ishte përdhunuar nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe të dyja ishin shitur te burra kinezë për 225 funte.

Me ndihmën e disa misionarëve të krishterë, kishin kaluar në Mongoli e më pas në Korenë e Jugut para se Park të shpërngulej në SHBA më 2014. Tani ajo punon si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe shpjegon se Koreja e Veriut nuk është si diktaturat e tjera, në Iran apo Kubë.

‘Koreja e Veriut është e ndarë komplet nga pjesa tjetër e botës”, thotë ajo.

Park dhe motra e saj kishin mësuar se Kim Jon Il, ish-lideri i vendit dhe djali i tij Kim Jon Un ishin perëndi. Mësuesit u kishin thënë se Kim mund tu lexonte mendimet të gjithë qytetarëve. Nxënësit gjithashtu ishin inkurajuar të sulmonin verbalisht njëri-tjetrin pas gabimeve.l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!