Turqia kërcënon hapur Greqinë, nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

schedule22:36 - 6 Shtator, 2020

schedule 22:36 - 6 Shtator, 2020

Tensionohet akoma më shumë situata mes Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit. Forcat e armatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore. Zëvendës Presidenti Fuat Oktay u shpreh se ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut”.

Prioritetet e sigurisë së vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë të domosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor” tha Oktay. Ministri i Mbrojtjes turke publikoi në Twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme”.

Presidenti turk Erdogan dje paralajmëroi Greqinë kur tha se ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politike ose në terren përmes përvojave të hidhura. NATO po tenton që të ulë palët në dialog.db/abcnews.al