Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamur Hoxha denoncon shembjen e shkollës “Hillari Klinton” në Kamëz

schedule11:42 - 6 Shtator, 2020

schedule 11:42 - 6 Shtator, 2020

Kreu u PD në Kamëz, Flamur Hoxha në një deklaratë për mediat i bën apel Prokurorisë që të hetojë për shembjen e shkollës “Hillari Klinton”.

Ai shprehet se 4-5 muaj pasi në këtë shkollë nxënësit vijonin mësimin, u bë edhe shembja e saj, që për kreun e PD-së në Kamëz është bërë për të përfituar tender.

“Në këtë shkollë kemi rrënoja, pasi janë zhvilluar 4-5 muaj shkollë, brenda natës kjo është rrënuar. Kjo është bërë për një qëllim të vetëm, për përfitim të tenderit. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të shkollave. Uroj që shumë shpejt gjërat të ndryshojnë dhe fëmijët të arsimohen si edhet ë krijojnë një jetë me dinjitet”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë:

“Siç e shihni, jemi të gjithë sot bashkë, pak kilometra nga qendra e Tiranës për të denoncuar një fakt tragjik, të hidhur, qytetar, familjar, prindëror, që ka të bëjë me vitin e ri akademik, arsimor.

Rëndomë në shumë qytete të Shqipërisë është i njëjti fakt.

Këtu kemi shkollën për të cilën Kryeministri me zë dhe me figurë ka thënë, atë të fillimit të shkollës në shtator.

Por sot, mijëra prindër, mijëra nxënës nuk munden të bëjnë mësim në këto kushte, në këto rrënoja, në kushtet e distancimit social, të asaj që shumëkush e di, shumëkush e ndjen, pasi ka fëmijë, ka familjarë, ka nevoja për tu arsimuar.

Nuk mjafton vetëm kjo, përveç kushteve të rënda që ne ndodhemi sot “falë” qeverisjes së “Rilindjes”, akoma më shumë duam t’i bëjmë një apel drejtësisë në kllapi, prokurorisë të hetojë, të marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve pasi është një fakt, jo vetëm në këtë shkollë por edhe në shkolla të tjera në Kamëz kemi rrënoja të cilat pas marsit, jo pas tërmetit, pasi është zhvilluar 4 ose 5 muaj shkollë, arsim, studim, për mijëra nxënës, brenda natës kjo shkollë është rrënuar, që do të thotë se është bërë me një qëllim të vetëm, atë të [përfitimit të tenderave të radhës, të përfitimit, të tenderave të korrupsionit, që asaj që qeveria di të bëjë më mirë.

Nëse sot ne si qytetarë, si banorë, si njerëz, si familjarë donim shkolla, nuk jemi kundër ndërtimit të shkollave, jemi për shtimin e tyre të bërjes së shkollave të reja. Shumë mirë sot do të kishim një shkollë ekzistuese, të rregullt, që ka zhvilluar mësim, që është investuar në këtë shkollë dhe mundësisht mund të ishte ndërtuar një shkollë tjetër.

Por kjo po bëhet vetëm me një qëllim, për përfitim ekonomik, të ndërtimit të një shkolle tjetër ndoshta në shtatorët në vijim, jo në këtë shtator, të ndërtimit me çmim 3 – 4 herë më të lartë se çmimet e ofruara nga donatorët evropianë, të asaj që shqiptarët e kanë prej vitit 2013 që e kanë në kurriz.

Në emër të Partisë Demokratike, dega Kamëz, ju bëj të ditur që ne siç kemi qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pranë shqetësimit të banorëve, për shëndetësinë, arsimin dhe sigurinë, do të jemi gjithmonë përkrah tyre për të shporrur këtë qeveri e cila di të bëjë vetëm këtë gjë, atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Urojmë që shumë shpejt gjërat të ndryshojnë dhe në Shqipëri, prindërit dhe fëmijët të trashëgojnë, të arsimohen, të shkollohen, të krijojnë një jetë re, një jetë me dinjitet, atë që i takon çdo shqiptari në Shqipëri dhe jo jashtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!