VIDEO/ Miqësorja e veçantë e Milanit: Super Calabria, Maldini tregon klasin e tij

schedule21:27 - 5 Shtator, 2020

schedule 21:27 - 5 Shtator, 2020

Pasi fitoi tre ditë më parë 4-2 kundër Novarës, Milani i Stefano Piolit po zhvillon sonte miqësoren e radhës kundër Monzas në “San Siro”.

Një miqësore e veçantë për ekipin italian, që sfidon ekipin e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, dyshes së famshme që dërgoi kuqezinjtë në majën e botës.

David Calabria zhbllokoi shifrat në minutën e gjashtë. Mbrojtësi i djathë lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës, gjuajtje që portieri mik nuk e ndali dot. Gjithsesi, Monza që do të garojë në Serie B sezonin e ri, barazoi shifrat në minutën e 24-t me anë të Mattia Finottos.

Përkohësisht, pasi Daniel Maldini ktheu Milanin në avantazh pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Talenti 18-vjeçari tregoi aftësitë e një bomberi, duke realizuar një gol shumë të bukur. /abcnews.al