Një 41-vjeçar është mbytur pasditen e sotme tek plazhi i Gjeneralit në Kavajë.
Sipas policisë 41-vjeçari nga Tirana kishte shkuar në plazh dhe pasi është futur në det ka ndërruar jetë.
“Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.v. abcnews.al