Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me disa të rinj në kryeqytet duke folur lidhur me drejtimin që duhet të marrë vendi.
Ajo tha se brezi i ri duhet të vendosë përpara pjesën tjetër dhe t’u thotë atyre të hapin krahun sepse e kanë ata radhën
“Ne në fokus kemi të rinjtë dhe të rejat. E kemi vazhduar historinë me të rinj dhe të reja. Brezi i ri jep optimizmin tek të gjithë të tjerët. Duhet të dilni ju më shumë në pah, duhet të na vendosni ne përpara, ose të na thoni, hapni krahun se është radha jonë”, tha Kryemadhi.
Duke folur me një të ri që jeton jashtë vendit dhe has vështirësi Kryemadhi i kërkoi atij të vijë në Shqipëri dhe të marrë drejtimin ./m.v. abcnews.al
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/2594090574176374/?epa=SEARCH_BOX