Prishtina ka objektiva të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit nuk po kursehen në merkato. Pas afrimit të Sabien Lilajt, bardhekaltrit janë afër një tjetër goditje të rëndësishme.
Gazeta Olle raporton se klubi kryeqytetas ka gjetur akordin me Gledi Micin, mbrojtësin e majtë. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në Superiore, teksa dy sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
29-vjeçari pritet të zbarkojë në Prishtinë ditët e ardhshme për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i rekordmenëve të futbollit dardan. /abcnews.al