Blerja e Liverpool me COVID-19, fut në stres Greqinë para Kosovës

schedule10:36 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:36 - 5 Shtator, 2020

Rast pozitiv me Coronavirus në kombëtaren greke. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor, Kostas Tsimikas. Lojtari, i cili tashmë është transferuar në radhët e Liverpool, nuk luajti kundër Sllovenisë për shkak të temperaturës së tij të lartë dhe prej kësaj ka qëndruar i izoluar.

24-vjeçari nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit gjatë tre ditëve të fundit dhe tashmë sipas protokolleve mjekësore të UEFA-s i gjithë ekipi dhe stafi i kombëtares greke do t’i nënshtrohen testeve.

Ekipi do të fluturojë ditën e sotme nga Ljubjana drejt Prishtinës, ku ditën e nesërme do të luajë kundër Kosovës në orën 20:45. “Federata Greke e Futbollit konfirmon se në ekipin e meshkujve ka një rast pozitiv me Coronavirus. Ekipi momentalisht ndodhet në Ljubjanë dhe personi i prekur është i izoluar prej 36 orësh.

Ai do të ndahet nga pjesa tjetër e ekipit, që do të udhëtojnë drejt Prishtinës për të zhvilluar ndeshjen e dytë. Ekipi dhe stafi do t’i nënshtrohen testeve sipas protokolleve të UEFA-s, përpara ndeshjes me Kosovën,” është deklarata zyrtare e Federatës Greke, e cila nuk e bën të ditur emrin e lojtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!