Monaco dyshon se dy pjesëtarë të ekipit janë pozitiv me COVID-19 dhe për këtë kanë dalë me deklaratë, pa zbuluar emra. Mes të tjerash theksohet se të prekurit nuk kanë simptoma dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Communiqué médicalhttps://t.co/x4ez9vHatb
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) September 4, 2020
Mediat në Francë i kanë shkuar më tej kësaj çështje dhe prestigjiozja “L’Equipe” shkruan se njëri prej të dyshuarve është trajneri Niko Kovac, i cili më parë ka drejtuar Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich.
Kroati, së bashku me portierin Benjamin Lecomte nuk ishin në Nice në një miqësore para sfidës së parë të kampionatit, kundër Reims. Kjo ndodhi disa ditë para nisjes së kampionatit. Pikërisht këta dyshohen se janë të infektuar në klubin nga Principata dhe pritet konfirmimi. /abcnews.al