Marrëveshja që u arrit sot mes Serbisë dhe Kosovës nuk kaloi përmes negociatave vetëm në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në Prishtinë. Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku nga Prishtina raportoi se Ramush Haradinaj është telefonuar nga Uashingtoni pas kërcënimit të tij për largim nga koalicioni qeverisës nëse liqeni i Ujmanit përfshihej në marrëveshje dhe Serbia bëhej palë.
“Do të shërbente si precedent për Trepçën. Haradinaj nuk e ka pranuar dhe është hequr në fund nga marrëveshja. Ka pasur një telefonatë nga Uashingtoni për Ramush Haradinajn, një lloj kërcënimi me sanksione për të, por ai nuk ka hequr dorë nga këmbëngulja që Serbia të mos jetë pjesë e menaxhimit të Ujmanit. Ramush Haradinaj nguli këmbë për të hequr Serbinë si palë për menaxhimin e Ujmanit.
Sot ka pasur telefonata me Uashingtonin në Kosovë. Nuk pritet që të ketë njohje të ndërsjellë, por që Serbia të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare përfshirë në OKB. Pritet që Serbia të bëhet anëtare e BE-së me shpejtësi. Pritet që qoftë Kosova dhe Serbia të dyja të bëhen anëtare të NATO-s. Kosova dhe Serbia të dyja anëtare të NATO-s. Serbia ka një zyrë ndërlidhëse të NATO-s, hapi i parë është bërë. Menaxhimi i Trepçës dhe Ujmanit, pritet që të jetë ndërkombëtar, pra që të mos jetë Serbia palë, mund të jenë amerikanët, por edhe vendet evropiane të kenë pjesën e tyre.
Një pikë që nuk u përmend që është me shumë rëndësi është për një studim të përbashkët për një linjë hekurudhore që të çon në një port të Adriatikut. Gjithashtu në marrëveshjen me Izraelin është arritur njohja, por është rëndë dakord që hebrenjve t’u kthehen pronat që kishin në Kosovë para holokaustit, në të dyja vendet në Kosovë dhe Serbi të kthehen këto prona” tha Linda Karadaku.d.b/abcnews.al