Spanja e nisi me një barazim garimin në Nations League mbrëmjen e kaluar. Iberikët barazuan 1-1 ndaj Gjermanisë, falë një goli të mbrojtësit Gaya në minutën e gjashtë shtesë.
Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique ka folur pas ndeshjes, duke u ndalur edhe te David De Gea, portieri i Manchester United dhe titullari i kombëtares.
“Po më shqetësonte rezultati, pasi djemtë e meriton të paktën një pikë. Bëmë shumë gjëra të mira gjatë ndeshjes, goli i shënuar në shtesa më lumturoi. Ishte shpërblimi i duhur për punë e bërë.
De Gea? David ka luajtur në Premier League disa ndeshje si kjo kundër Gjermanisë. E kemi monitoruar dhe gjithmonë ka dhuruar ndeshje të nivelit të lartë.
Problemi i vetëm është që sapo bën ndonjë gafë, të gjithë mediat flasin për diçka të tillë. Kjo ndodh pasi janë mësuar me pritje fantastike nga ana e tij.
Në Spanjë duhet të themi: ‘çfarë portieri të madh që kemi në kombëtare‘, por askush nuk e thotë diçka të tillë”, thekson trajneri i Spanjës. /abcnews.al