Vendimi i Rudina Hajdarit për t’u bashkuar me Nismën Thurje dhe jo partinë e Myslim Murrizit, ka irrituar deputetin opozitar Halit Valteri që ka ‘shpërthyer’ kundër vajzës së Azem Hajdarit në një postim në rrjetet sociale. Valteri shprehet se me vendimin e sotëm Hajdari e tregon fytyrën e vërtetë duke u bashkuar me një lëvizje të financuar kryekëput nga interesa okulte.
“Dy fjalë për miken time Rudina! Rudina Hajdari u mundua për muaj të tërë që të bindtte elektoratin e djathtë se ishte përfaqësuese e tyre. Ndonëse kanë qenë jo të paktë ata që kanë dyshuar në sinqeritetin e çdo gërme që shqiptonte deputetja lart e poshtë.
Por sot Rudina nuk ka treguar asgjë më shumë se ajo që pritej, përfundoi në xhepin e një lëvizje në përpjekje për t’u kthyer në parti. Nisma “Thurje” që përqafoi sot Rudina Hajdari është një lëvizje e financuar kryekëput nga interesa okulte.
Lexo edhe: Rudina Hajdari bën parti më vete, reagon Murrizi: Dy nuk janë keq
Një lëvizje që nuk ka bërë transparente as qëllimin për çfarë është krijuar dhe as si financohet apo se kush janë këta dorëlëshuar që nuk kursehen të hedhin paranë kaq lehtë pa përfituar diçka në këmbim.
Megjithatë është e drejtë e secilit që të zgjedhë interesat okulte dhe financimet e dyshimta, përpara dinjitetit.
Sot shqiptarët e kanë më se të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson Rudina në të vërtetë.
Me sa duket znj.Hajdari s’e gjen veten në kushtet e vendosura te partia e deputetit Myslim Murrizi, ku nuk pranohen figura të kompromentuara, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as hajdutët e tenderave dhe kushdo që ka përfituar nga pushteti…
Lexo edhe: Valteri zbulon emrin e partisë së re opozitare: Lëvizja Demokratike Shqiptare, forca e ndryshimit
Znj.Hajdari e ka zgjedhur rrugën e saj tashmë dhe nderi më i madh që na bëri është se na tregoi se kush është në të vërtetë…Rrugë të mbarë dhe zoti ta priftë mbarë” shkruan ai. d.b/abcnews.al