Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Woking, Britania e Madhe, ku një 47-vjeçar i preu kokën nënës së tij të moshuar.
Babai i tij, Colin ka treguar se Philip Tarver pas një nate plot alkool filloi të tregonte sjellje të pazakontë, por edhe shumë agresive.
Në fillim pëshpëriti me vete me orë të tëra. Ai më pas hoqi të gjitha pajisjet elektronike në shtëpi ndërsa u tha prindërve të tij të moshuar se “atmosfera duhet të pastrohet”.
Pak më vonë ai shkoi të flinte dhe të moshuarit, siç ishte e natyrshme, filluan t’i vendosnin pajisjet përsëri në vend. Vetëm pak minuta më pas, i ati ka dëgjuar zërin e gruas së tij, Angela, nga kuzhina dhe shkoi menjëherë. Ai e gjeti atë në dysheme mbuluar me një pellg gjaki dhe të birin duke mbajtur një shpatë në duar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
84-vjeçari luftoi për jetën e tij dhe kur shpëtoi, ai bllokoi derën e kuzhinës dhe thirri policinë. Kur autoritetet mbërritën në shtëpinë e familjes, panë tmerrin, Philip i kishte prerë kokën nënës së tij dhe madje ia kishte vendosur në frigorifer.
Ndërsa dyshohet se ai vuante nga probleme mendore dhe e moshuara po ashtu nga të njëjtat, po në një gradë më të rëndë.l.k/abcnews.al