Arben Tafaj, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar pas takimit me presidentin Ilir Meta se ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të dielën e parë të përcaktuar në kodin e ri zgjedhor, 18 prill.
Tafaj tha se kjo është datë e përshtatshme për shkak se nuk pengon shqiptarët të largohen jashtë vendit për punë sezonale dhe është mes dy pashkëve
“Pata fatin të përfaqësoj partinë në takm me Metën në lidhje me diskutimin për datën e zgjedhjeve në 18 prill. Kjo datë është datë shumë e përshtatshme për shkak se Maji është një periudhë e vëshitirë për shqiptarët pasi duan të ikin në punë sezonale.
Kjo datë është edhe mes dy pashkëve. Diskutuam çështjen e kodit zgjedhor që po mbahet nëpër këmbë me pretekstin e ngritjes së grupit politik”, tha Tafaj./m.v. abcnews.al