Operatorët turistikë kërkesë Ramës: Duam punonjës të huaj dhe të kualifikuar

schedule09:50 - 4 Shtator, 2020

schedule 09:50 - 4 Shtator, 2020

Operatorët turistikë në Vlorë i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Edi Rama lidhur me problemet e hasura në këtë sezon veror nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

Ata thonë se përveç pandemisë, ashtu si çdo sezon tjetër janë problem edhe mungesa e stafit të kualifikuar të punës dhe për këtë arsye kërkojnë krijimin  e kushteve të përshtatshme për rekrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar!

Në kërkesë, ata theksojnë se nëse nuk zgjidhet ky problem e kanë të pamundur të ngenë në standardet e duhura shërbimin e turistët.

Kërkesa e plotë: Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish  problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa  e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin  e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar!

Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është  duke kërkuar staf për të përmbushur  nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë  me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm.

Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin./m.v. abcnews.al