Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një koment të bërë në faqen e kryeministrit Edi Rama, në një postim për çekun e bebes.
Sipas Zhupës, Rama gënjen duke postuan fotot e nënave të reja të cilat në të vërtetë nuke ka marrë çekun e dhënë nga qeveria.
Ajo thotë se në këtë formë del hapur gënjeshtrua e Ramës, ndërsa shprehet se nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne.
“Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!
Përgjigjia e saj flet vetë!
Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.
Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.
Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.
Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.
Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë”, shkruan Ina Zhupa./m.v. abcnews.al