Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionohet situata para rafinerisë së Ballshit, naftëtarët përplasen me policinë

schedule11:50 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 3 Shtator, 2020

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë përplasur me policinë mesditën e kësaj të enjteje. Ata janë mbledhur për të protestuar përpara uzinës pasi kërkojnë të nënshkruajnë kontratat e punës.

Pas disa përpjekjeve ata kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e uzinës duke u përplasur me uniformat blu.

Ka qenë kreu i sindikatës Sokol Dautaj, i cili pas diskutimeve me përfaqësues të firmës ka qetësuar paksa situatën duke deklaruar se firmosja e kontratave kolektive sipas reparteve do të bëhet ditën e sotme.

“Me shkresat që bëmë parmbrëmë ju filloni si punëtor fillestar në rafineri. Po them një gjë dhe nuk shans që fjalën tuaj ta tjetërsojë askush. Zonja ofron një pagë që unë e dëgjoj.

Pagat dhe kontratat do të vazhdojnë efiçente në datën 7. Të gjthë punëtorët do hyjnë. Nuk ka shanse që një punëtor të mbetet jashtë“, tha përfaqësuesi i sindikatës./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!