Gjykata e Fierit liroi me kusht ish-deputetin Mark Frroku. Ai ishte dënuar nga gjykata e Apelit me 6 vite burg për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm dhe ishte dënuar.
Ish-deputeti Mark Frroku la qelinë e burgut. Vendimi lirim me kusht u dha nga Gjykata e Fierit, e cila miratoi kërkesën e tij meqë kishte kryer tre të katërtat e dënimit.
Frroku, kohët e fundit, ndodhej në burgun e Fierit dhe sipas ligjit kishte të drejtën t’i kërkonte favor gjykatës më të afërt. Për një sërë arsyesh që Frroku paraqiti, gjykata mori këtë vendim.
Ish-deputeti u dënua për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm. Gjykata e Tiranës i kishte dhënë 7 vite dhe 5 muaj burg, kurse gjykata e Apelit e uli dënimin në 6 vite.
Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, por nëse ai kryen një vepër penale, ndërsa është në liri, përveç saj duhet të vuajë edhe këtë kohë që iu fal me kusht.
Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksandër Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan./abcnews.al