Prej kohësh qyteti i Durrësit është përfshirë nga betonizimi. Por ndërkohë herë pas herë qytetarët ankohen për mungesë të infrastrukturës, kanalizimeve, apo bllokime të rrugëve në rast se vendi përfshihet nga reshje shiu.
Por duket se këto problematikat nuk kanë njoftuar pasi së fundmi është vënë re edhe një tjetër fenomen shqetësues.
Në Durrës vitet e fundit po bëhen dëme edhe nëpër plazhe.
Në videot e publikuara nga Abcnews.al shihet momenti ku betonierja te Shkëmbi i Kavajës kalon mes plazhit, ku duket se janë të vendosur edhe pushues, por mesa duket kjo nuk ka pasur rëndësi.
/abcnews.al/