Beyonce i bën dhuratën e veçantë Katy Perry-t pas lindjes së vajzës

schedule16:05 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:05 - 2 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Katy Perry dhe partneri i saj, Orlando Bloom mirëpritën fëmijën e parë së bashku, të cilën e pagëzuan me emrin Daisy Dove. Çifti e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie.

Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, u shpreh çifti për UNICEF.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Roar” ka treguar dhuratën që Beyonce i ka bërë asaj. Autorja e hitit “Drunk In Love” i ka dërguar koleges një buqetë me lule të bardha dhe një pusullë, krahas së cilës shkruan: “Urime për anëtarin e ri në familjen tuaj! – Beyonce. “

Katy është emocionuar nga ky gjest i veçantë i koleges së saj, ndërsa e ka falenderuar publikisht përmes një postimi në rrjete sociale, teksa i shkruan: “Të dua Beyonce”. Kujtojmë që Katy dhe Orlando u fejuan në shkurt të vitit 2019 pas lidhjes disa vjeçare, ndërsa në fund të Marsit ata konfirmuan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!