Tatimet shtyjnë afatin për korrigjimin e të dhënave për individët që përftojnë ndihmë financiare

schedule12:54 - 2 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 2 Shtator, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë afatin për korrigjim të të dhënave bankare nga individët që përfitojnë ndihmë financiare në dy paketat e para ekonomike.

Afati do të shtyhet deri në 25 shtator, ndërsa ata që kanë përfituar nga kjo ndihmë do duhet të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë formularin e të dhënave bankare.

“Informojmë të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënavë të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020.

Ftojmë individët përfitues, sipas listave bashkëngjitur këtij njoftimi, të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë menjëherë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut (Kliko këtu).

Pas dorëzimit të këtij Formulari do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit”, thuhet në njoftim./abcnews.al