Fjalët e para si “djall”, Diaz: Milani klub i madh, i lumtur dhe gati për këtë sfidë

schedule11:40 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:40 - 2 Shtator, 2020

Brahim Diaz ka zbarkuar në Milano. Kuqezinjtë ranë dakord në fillim me Real Madrid për huazimin me të drejtë blerje ( rreth 18-20 milion euro) të 21-vjeçarit ofensiv, teksa spanjollët përfshirë një klauzolë riblerje në të ardhmen.

Diçka e tillë ndryshoi në orët e mbrëmjes së djeshme dhe Diaz ka kaluar te Milani vetëm në huazim për një sezon. Klubet do të diskutojnë në të ardhmen detajet e tjera, teksa mesfushori ofensiv ka thënë fjalët e para si milanist.

Jam shumë i lumtur, Milani është një klub i madh. Jam gati për këtë sfidë dhe gjithmonë Forca Milan“, shprehet lojtari i talentuar, i cili do të kryejë vizitat mjekësorë dhe do të prezantohet si lojtari më i ri i ekipit të Stefano Piolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!