Meta komenton deklaratën e Kim për pastërtinë e kandidatëve: Arrihet me zgjedhje të lira

schedule11:17 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:17 - 2 Shtator, 2020

Presidentit Ilir Meta ka komentuar letrën që Yuri Kim i ka nisur kryetarëve të partive politike për pastërtinë e figurës së kandidatëve duke theksuar se ajo që e pastron politikën nga individë të inkriminuar janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Meta tha se nuk ka një opsion për datën e zgjedhjeve pa u takuar me krerët e partive politike.

“Në radhë të parë shpreh kënaqësinë që jam në Vlorë me ju dhe kjo është një ditë për të nderuar luftën kombëtare të Vlorës.

Falenderoj historianët e angazhuar për këtë konferencë që hedh dritë mbi shumë ngjarje dhe shumë të vërteta dhe rëndësinë për të patur për herë të parë që nga 1912 një shtet funksional dhe për të krijuar një traditë të plotë.

Lufta e Vlorës është mesazh që përmes bashkimit mund të krijohet një fuqi që sjell vetëm suksese dhe arritje.

Këto të KQZ më duke shumë gjëra të vogla. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike nuk shikoj asnjë arsye pse të mos zgjidhen.

Nuk shikoj asnjë arsye pse të mos zgjidhen.

Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit nuk shikoj asnjë problem. Nuk mund të jap opsion për datën e zgjedhjeve sepse do dëgjoj forcat politike dhe pastaj do flas.

Kam kërkuar takim me përfaqësues të të gjithë forcave parlamentare dhe të gjithë janë mirëpritur.

Ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga individë që mbajnë peng funksioninim e shtetit ligjor në mënyrë europiane”, u shpreh Meta.

Meta komentoi edhe çështjen e detit me Greqinë, duke kërkuar që të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre në mënyrë që deklaratat e tyre të mos përdoren në dëm të Shqipërisë.

“I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre qoftë edhe në deklaratat në publik që mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërinë”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!