Vetëplagoset me çifte në banesën e tij, 78-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

schedule09:10 - 2 Shtator, 2020

schedule 09:10 - 2 Shtator, 2020

Një 78-vjeçar me iniciale F.V. nga Borizana e Krujës është vetëplagosur me çifte në banesën e tij.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!