Emigrantja me Covid-19 lind në bordin e helikopterit

schedule08:53 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:53 - 2 Shtator, 2020

Një emigrante pozitive me koronavirus, e cila ndodhej në ishullin Lampedusa të Italisë ka lindur në bordin e një helikopteri ndërsa po transportohej për në spital.

Zyrtarët thanë se vendosën ta transferojnë gruan në një spital në kryeqytetin sicilian të Palermos – një një orë larg ishullit, në mënyrë që ajo të mund të lindte e sigurt. Por ajo lindi gjatë fluturimit.

Gruaja, identiteti i të cilës nuk është zbuluar tani ndodhet në spital.

Incideti ndodhi pas një sërë përplasjesh midis  Siçilisë dhe qeverisë kombëtare, ku Guvernatori i Siçilisë, Nello Musumeci akuzoi Romën se nuk i dha ndihmë të mjaftueshme migrantëve të ardhur nga Afrika.

Rreth 19,400 migrantë kanë zbarkuar në brigjet e Italisë deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 5,200 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare.

OKB ka deklaruar më shumë se 40,000 njerëz kanë mbërritur në Europë në vitin 2020 dhe 443 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!