Shqipe Kadriu infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka bërë një status në rrjetet sociale ku ironizonin rezultatet e dy testeve që ka kryer për Covid-19.
Ajo shprehet se se kur bëri testin e parë nuk tregoi se ku punonte dhe doli pozitiv, ndërsa të nesërmen pasi u rikthye në punë, bëri sërish testin dhe doli negative.
“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj.
Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu, tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku. Zoti e boftë hajr”, shkruan ajo./abcnews.al

