Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munchen pas fitimit të Tripletës dhe shtatë sezoneve të kaluara në Bavari. Mesfushorit spanjoll i përfundon kontrata me klubin gjerman verën e vitit të ardhshëm, teksa i ka kërkuar drejtuesve që ta shesin.
Bayerni kërkon 30 milion euro për ta lënë të lirë dhe e ardhmja e 29-vjeçarit quhet Premier League. Liverpool vazhdon të jetë në “pole”, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares iberike dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë vijojnë negociatat me homologët gjermanë.
Pëlqim për Thiago Alcantara ka edhe nga ana e Manchester United, por Sportbild raporton se “Djajtë e Kuq” nuk kanë paraqitur akoma një ofertë zyrtare për shërbimet e tij. /abcnews.al