Partia Demokratike akuzoi më herët drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, por Loka u konfirmua në detyrë sipas dokumenteve të Autoritetit për Informimin për Dokumentet i Ish-Sigurimit të Shtetit.
Sakaq përsëri PD ka reaguar përmes ish-deputetit të saj Klevis Balliu, i cili ka publikuar sipas tij pseudonimet që ata mbanin kur ishin pjesë e ish-sigurimit të shtetit.
Në postimin e tij Balliu shkruan:
“Lleshaj mbrojti drejtorët e tij Lokaj e Dervishaj në krah të një ish-sigurimsi tjetër.
Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. Vetë Lleshaj duke mbrojtur bashkëpunëtorin “Filtra” dhe oficerin e Sigurimit Loka, ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi që është prefekti i Korçës Dhori Spirollari, që njihej me pseudonimin “Studiuesi”.
Muaj më parë, Lleshaj është njoftuar me shkresë zyrtare për këtë fakt nga autoritetet përgjegjëse, por ngaqë e ka shok ushtrie Dhorin, pëlqeu të heshtë më mirë.
Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës”./abcnews.al