Nis shpërndarja e librave falas, Shahini: Përfitojnë më shumë se 250 mijë nxënës

schedule19:58 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:58 - 1 Shtator, 2020

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një statusi në rrjetin social  “Facebook”  bën me dije se për të gjithë nxënësit, sot ka nisur shpërndarja e librave falas.

Me libra falas do të pajisen të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të, bën me dije Shahini.

Statusi:

Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.

/abcnews.al/