Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur formularin e vetëdeklarimit tre personave në Tiranë të dënuar për vjedhje dhe vrasje për gjakmarrje.
Brenda 48 orësh, Eduart Ibrahimi, Bledar Kolbuçaj, Fatmir Avdillari duhet të deklarojnë pasurinë dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.
Për çfarë janë dënuar tre të skeduarit nga OFL:
Eduart Ibrahimi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë ” e kryer në bashkëpunim;
Bledar Kolbuçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim;
Fatmir Avdillari, banues në Tiranë, dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja me armë” dhe “Vrasja për gjakmarrje”./abcnews.al