Në Kosovë sot duhet të kishte filluar viti i ri shkollor. Mirëpo, për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19, fillimi i procesit është shtyrë për në datën 14 shtator.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të dy vajzave të saj, ku shkruan se pavarësisht se afati u shty mësimin e alfabetit po e ushtrojnë që tani në shtëpi.
“Gati për klasën e pare edhe pse në këtë 1 shtator, alfabetin po e ushtrojmë në shtëpi”, ka shkruar Osmani. /abcnews.al