Babai i 29 vjeçarit të plagosur nga policia në Kenosha: “Jam kërcënuar”

schedule11:38 - 1 Shtator, 2020

schedule 11:38 - 1 Shtator, 2020

Babai i Jacob Blake,  29 vjeçarit të qëlluar nga policia në Kenosha, Wisconsin, deklaroi se familja e tij është kërcënuar dhe se ai nuk pranon të “bëjë politikë me jetën e djalit të tij”.

Ai ka thënë se ai ‘nuk ka interes të flasë me presidentin në një vizitë që zyrtarët lokalë i kanë kërkuar Trump të mos bëjë. Blake  tha se ai duhej të kujdesej edhe për djalin tjetër të tij, 20 vjeç, pas shtrimit në spital nga gjendja e rënduar psikologjike.

Ai tha për  CNN: “ Jam kërcënuar”.

Por nuk pranoi të jepte detaje të tjera. Zyrtarët lokalë e kanë nxitur presidentin mos të vizitojë Kenosha ose të paktën të shtyjë udhëtimin e tij. Marshimet dhe demonstratat kanë qenë paqësore që nga e mërkura./abcnews.al