Sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj, po bën një ndeshje të shklëlqyer ndaj Tiranës. Shkodrani ka shënuar dy gola në harkun kohor të 12 minutave kundër kampionëve të Shqipërisë (21’ 33’), për të çuar ekipin e Teutës në dhomat e zhveshjes në avantazh të dyfishtë.
Fillimisht, Hebaj shënoi nga një pasiguri e portierit Lika, i cili nuk neutralizoi siç dihet një gjuajtje të Avdylit, duke ia “falur” topin Hebajt që shënoi golin e parë të sfidës.
Ndërsa në minutën e 33-të, Hebaj shënoi dhe golin e dytë. Lorenco Vila gjuan nga pika e bardhë e penalltisë, por Lika e ndali goditjen e talentit. Hebaj, sërish në vendin e kohën e duhur, shënoi, për t’i dhënë goditjen e dytë Tiranës…/abcnews.al
Superkupa e Shqipërisë
Teuta – Tirana 2-0
Hebaj 21’ 33’