Suedia raportoi 0 vdekje nga koronavirusi për më shumë se një javë

schedule19:02 - 31 Gusht, 2020

schedule 19:02 - 31 Gusht, 2020

Suedia ka raportuar zero vdekje të reja nga Covid-19 për më shumë se një javë. Kjo sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik të vendit.

Në bazë të kësaj agjencie, viktima e fundit nga Covid-19 në vend u regjistrua më 23 gusht.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, vendi ka raportuar 43 raste të reja Covid-19, shkruan abcnews.al

Suedia është parë si një ndër vendet e paketa që pati një qasje ndryshe ndaj menaxhimit të koronavirusit. Vendi skandinav vendosi vetëm kufizime të lehta në jetën e përditshme në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Në total, Suedia ka raportuar 5,808 vdekje nga koronavirusi i ri, që korrespondon me 576.38 vdekje për 1 milion banorë.

Numri i vdekjeve për 1 milion banorë në vend është shumë më i lartë se disa nga fqinjët e tij më të afërt, me dendësi të ngjashme të popullsisë, përkatësisht Danimarka (107.73), Finlanda (60.46), Norvegjia (48.7) ose Estonia (48.25). /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!