Kushëriri i Lionel Messit ka folur hapur sa i takon të ardhmes së yllit argjentinas. Ai pranoi se kurrë nuk e mendonte largimin e Messit nga Barcelona, por tha se kudo që të shkojë 33-vjeçari, do të jetë i lumtur.
“Leo duhet të gjejë vendin ku është i lumtur. Nëse largohet, do të thotë se nuk është i lumtur dhe duhet të gjej një destinacion të ri.
Ka të drejtën e tij. Kam lexuar se ai ka kontratë deri vitin tjetër. Nëse largohet sot klubi fiton para dhe nuk do të largohet falas sezonin e ardhshëm. Barca duhet t’i kushtojë rëndësi mënyrës se si ndihet.
Nuk e mendoja kurrë se një ditë do të largohej nga Barcelona. Dua ta shoh në një skuadër që luan mirë. Në të gjitha skuadrat që luajnë mirë do t’i shkonte më shumë Manchester City-t.
PSG-ja është mirë, por duhet të shohim se ku do të shkojë. Kudo që të zgjedhë do të jetë i lumtur”./abcnews.al

