E ardhmja e Messit, presidenti i Argjentinës ka një kërkesë për “pleshtin”

schedule16:59 - 31 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 31 Gusht, 2020

Telenovela Lionel Messi vazhdon. Dëshira e argjentinasit është të largohet nga Barcelona dhe këtë tashmë e dinë të gjithë. Në garë për shërbimet e tij janë disa nga klubet më në zë të Europës, por nga përtej oqeanit është dikush që ka një mesazh për Leon.

Bëhet fjalë për Presidentin e Argjentinës, Alberto Fernandez, i cili i ka kërkuar “Pleshtit” që ta mbyllë karrierën në vendin e tij. “Ti je në zemrat tona dhe ne nuk të kemi parë kurrë ty të luash në vendin tonë. Na e jep ne kënaqësinë për ta mbyllur karrierën në klubin tënd, Newell’s Ols Boys,” deklaron Presidenti për “C5N”.

Fernandez njihet në vendin latin si një fans i çmendur i Diego Armando Maradonës, por dhe simpatia e tij për Messin nuk është më e vogël. Ndërkohë e ardhmja e 33-vjeçarit ende nuk dihet, edhe pse mediat spanjolle e konsiderojnë të mbyllur kalimin e tij në radhët e Manchester Cityt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!