Kina kërcënon kryetarin e Kuvendit të Çekisë

schedule10:12 - 31 Gusht, 2020

schedule 10:12 - 31 Gusht, 2020

Kryediplomati kinez, Wang Yi, ka theksuar se kryetari i Kuvendit të Çekisë, Milos Vystrcil, do të paguajë një çmim të lartë për realizimin e një vizite zyrtare në Tajvan.

Ndërkohë nga ana tjetër politikani çek ka thënë se nuk është duke kërkuar përballje politike.

Vystrcil arriti në Taipei të dielën në një vizitë për t’i promovuar lidhjet tregtare me Tajvanin, duke thënë se Republika Çeke nuk do të përkulet para pengesave të Pekinit, por Kina e cilëson Tajvanin si provincë që nuk ka të drejtë të ketë raporte shtetërore.

Ministri kinez në vizitën e tij në Gjermani ka paralajmëruar masa ndaj kësaj vizite.

Qeveria kineze dhe populli kinez do të bëjnë që ai të paguajë një çmim të lartë për sjelljen e tij shkurtpamëse dhe oportunizmit politik”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se qeveria dhe populli kinez nuk do të tolerojnë një provokim të hapur të këtij lloji nga politikani çek dhe forcat antikineze prapa tij, ndonëse nuk dha hollësi se si do të reagojë saktësisht Pekini.

Në anën tjetër, Vystrcil tha përmes një deklarate se komentet e ministrit kinez paraqesin ndërhyrje në çështjet e brendshme të Republikës Çeke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!