Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja pa para e Superkupës, Egbo dhe Martini zbardhin planet

schedule08:58 - 31 Gusht, 2020

schedule 08:58 - 31 Gusht, 2020

Tirana-Teuta, përballja që hap sezonin e ri. Luhet për Supërkupën e Shqipërisë, në “Elbasan Arena”. Një trofe për prestigj, pasi nuk vlen asnjë cent në aspektin financiar. Kjo përballje do të luhet prej orës 20:00 dhe bardheblutë do mundohen të hakmerren për humbjen në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Emanuel Egbo ka menduar në lidhje me formacionin dhe do të ketë ndryshime. Toshevksi i është bashkuar Maqedonisë së Veriut dhe Toli pritet të jetë titullar në të djathtë, kurse në të majtë Ismajgeci. Dyshja Vangjeli-Najdovski nuk ndryshohet, sikurse mesfushorët e qendrës. Në sulm ka vetëm një ndryshim, me Halilin që pritet të zërë vendin e brazilianit Cale.

Nga ana tjetër edhe Teuta pritet të luajë me më të mirët, me dilemën e vetme se kush do të luajë nga fillimi në majë të sulmit: Hebaj apo Krasniqi. Sigurisht të dyja ekipet e kanë mendjen edhe te shorti i Europa League dhe Superkupa e Shqipërisë mund të jetë një provë gjenerale për sfidat në vazhdim. /abcnews.al

TIRANA: Lika, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajgeci, Batha, Ccelhaka, Cobbinah, Torassa, Halili, Mucci. Trajner: Emanuel Egbo

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouro, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Beqja, L. Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!