Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja Messi/ Zbulohet urdhri i Barcelonës: Askush të mos e hapë telefonin

schedule10:18 - 30 Gusht, 2020

schedule 10:18 - 30 Gusht, 2020

Messi dhe Barcelona duket se do të duhet të bëjnë një betejë ligjore, pasi katalanasit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas. Së fundmi zbulohet se të gjithë drejtuesit në detyrë të Barcelonës kanë marrë një urdhër nga bordi.

“Mos e ngrini telefonin për të dëgjuar oferta për Messin”, ka qenë mesazhi i prerë. Asnjë propozim për shitjen e “Pleshtit” nuk do të dëgjohet. Çdo klub që e do duhet të paguajë klauzolën dhe bëhet fjalë për 700 milion euro që duhet të derdhen në arkat e klubit të La Liga.

Messi nga ana tjetër është i bindur se sipas kontratës ai mund të largohet, referuar një klauzole në marrëveshjen e bërë në vitin 2017. Për këtë arsye ai as nuk do të bashkohet me ekipin në stërvitje, sikurse nuk ka shkuar as të bëjë testin e COVID-19 para nisjes së përgatitjeve të ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!