Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar për mediat serbe se pret surpriza nga takimi i Washingtonit, dhe nëse po, do ta refuzojë presidentin Trump.
Vuçiç tha se çështja më e vështirë dhe e komplikuar për Serbinë në këtë moment është çështja e Kosovës, raporton abcnews.al.
Serbia e mori agjendën e takimit në Uashington më 3 shtator dhe sipas Vuçiç, ajo ka vetëm një pikë problematike për palën serbe, por nuk është i sigurt se do të ndalet këtu.
“Nuk jam i sigurt se do të ndalet këtu. Fatkeqësisht, nuhatja ime politike shpesh më bën të ndjej surpriza të ndryshme të mundshme, kurthe dhe gjithçka tjetër“.
Vucic deklaroi se zyrtarët shqiptarë vazhdimisht flasin për negociatat “e njohjes”.
“Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në rajon se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jepet atje. I kam dëgjyuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodh”.
Vuçiç përmendi se Presidenti i SHBA Donald Trump më parë kishte thënë se çështja e “njohjes së ndërsjellë” ishte një temë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se “tema e vetme në Shtetet e Bashkuara dhe para bashkësisë ndërkombëtare do të jetë njohja reciproke”.
Lexo edhe: “Duhet të paguajmë për çfarë kemi bërë nga 1990”: Vuçiç u drejtohet serbëve para takimit në SHBA
Vuçiç i tha Pink TV se fituesi i konfliktit në vitin 1999 ishte NATO dhe se Serbia nuk reagoi mirë ndaj ngjarjeve të vitit 2004 në Kosovë dhe as ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Problemi ynë më i madh është se ne pretendojmë se asgjë nuk ka ndodhur“.
Vucic pohoi se po merret me tema që datojnë 10-12 vjet më parë dhe ai, siç u shpreh, po përpiqet të korrigjojë gabimet që bëri qeveria e atëhershme serbe.
“Unë nuk jam nervoz, kam frikë të sinqertë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të luftoj me gjithë forcën dhe me gjithë zemrën time“.
Vuçiç tha se nëse do të pranonte surprizat, do të ishte serbi i parë që do të kishte një takim dypalësh me Trump.
“Meqenëse mendoj se e di se cila mund të jetë përmbajtja e asaj surprize, sepse unë e ndiej atë, dhe jo sepse kam të dhëna, ka më shumë të ngjarë që unë ta refuzoj atë dhe takimi nuk do të zhvillohet“.
Vuçiç konfirmoi se takimi i Washingtonit fillon në orën 10 të mëngjesit me kohën e Amerikës Lindore me negociata dhe bisedime mbi ekonominë, dhe pastaj ka një vazhdim.
“Unë jam duke pritur se çfarë do të jetë në vazhdim“.
Presidenti serb komentoi edhe zhvillimet në rajon.
“Për sa i përket rajonit, ju duhet të kuptoni se ne kemi qenë të ekspozuar ndaj presionit që nga Kongresi i Berlinit“.
Vuçiç shtoi se sipas tij, nuk u bënë rastësisht gjëra të ndryshme në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi.
Vuçic deklaroi se do të uronte këdo që fiton zgjedhjet në Mal të Zi, por do të ishte me popullin serb. /abcnews.al