Thomas Muller, fantazisti gjerman i Bayern Munchen, ka folur për një transferim të mundshëm të Leo Messit te bavarezët. Batutat, nuk munguan…
“Herën e fundit kam folur pak me shefin tonë të financave. Por mendoj se këtë radhë nuk mund të bëjmë asgjë në këtë aspekt.
Nuk di se çfarë shkruan ai faks, e nuk di se çfarë përmban. Një herë do të vinte dita kur të ndaheshin rrugët e Mesit me Barcelonën. Është e qartë që shumë menduan se do të ishte fundi i karrierës së tij aty, por me sa duket gjërat kanë ndryshuar.
Messi është një prej më të mirëve, për të mos thënë fubollisti më i mire në këtë planet. Unë heq kapelen para karrierës së tij. Ndryshimi që do të sjellë largimi i tij, sipas mendimit tim, mund të jetë interesant për botën e futbollit.
Me përjashtim të tifozëve të Barcelonës, nuk mendoj se të tjerët do ta shohin në mënyrë kritike, por me kuriozitet për atë që do të ndodhë”, u shpreh Muller./abcnews.al